Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Tërmet i fuqishëm në Indonezi, të paktën 3 viktima

Një tërmet intensiv me magnitudë 6.5 Rihter ka rënë në Indonezi, në rajonin e Seramit.

Bilanci deri më tani flet për 3 viktima dhe disa të plagosur, por gjendja mund të përkeqësohet me kalimin e orëve.

Zyrtarët thanë që tërmeti i mëngjesit të hershëm, fillimisht i matur në një magnitucion prej 6.8, u ndje në qytete të tilla si Ambon dhe Kairatu, duke zgjuar disa banorë.

Si pasojë e tërmetit, qindra shtëpi janë çarë për shkak të dëmtimeve në struktura. Gjithashtu nga lëkundjet e fuqishme, ka pasur edhe rrëshqitje toke, të cilat kanë bllokuar edhe shumë rrugë të ishullit.

Indonezia, është vend aktiv sizmikisht dhe shpesh përjeton tërmete vdekjeprurëse dhe tsunam.

Në vitin 2018, në Palu, në ishullin Sulawesi në perëndim të Maluku, u shkatërrua nga një tërmet me madhësi 7.5 dhe një tsunami i fuqishëm, duke vrarë më shumë se 4,000 njerëz.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close