AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Tepelenë, dy operacione antidrogë, kapet i akuzuari për 1.4 tonë kanabis në Kavajë

Fax News informon se Policia e Gjirokastrës ka kapur një shtetas të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

I arrestuari ditën e sotme, është shtetasi me inicialet B.B nga Tepelena dhe ai akuzohej për implikim në sekuestrimin e 1.4 tonëve kanabis në Kavajë, në korrikun e vitit 2017.

Ai u ndalua në flagrancë në një lokal në qytetin e Tepelenës.

Ndërkohë që bëhet me dije se në një tjetër operacion antidroge në fshatin Dukaj të Tepelenës janë sekuestruar 300 kg kanabis.

Sasia e drogës është gjetur në banesën e shtetasit me iniciale D.K.

Mësohet se gjysma e  sasisë së lëndës narkotike ishte e paketuar ndërsa pjesa tjetër në fazë përpunimi.

(E.L/Faxweb)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *