Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Tentuan vrasjen e një personi me qëllim grabitjen, arrestohen (Video)

Është financuar operacioni policor  i cilësuar si “Porosia”, përmes së cilit është parandaluar tentativa për vrasjen e një personi dhe grabitjen e makinës së tij.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 23:50, ndërkohë policia ka arrestuar dy persona S.H. , 18 vjeç, lindur  në Gramsh dhe banues në Elbasan, si dhe M. K.  43 vjeç, me banim në fshatin Shënkoll të Njësisë Administrative Shënkoll.

Sipas informacioneve, goditja do të bëhej mbrëmjen e djeshme në fshatin Rrilë, ku shtetasi  S.H, i porositur nga shetasi M.K,  gjatë orëve të vona të natës  do të qëllonte me armë zjarri në drejtim të  një shtetasi me banim në fshatin Rrile të bashkisë Lezhë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Pas  informacioneve të marra nga policia, është bërë i mundur edhe arrestimi i shtetasit S.H në afërsi të një dyqani ushqimor në Rrilë, Lezhë, i cili kishte një armë zjarri automatik kallashnikov.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri automatik  kallashnikov, një karikator me fishekë 30 copë., një çantë me ngjyrë të zezë ku brenda saj kishte 45 fishekë model 56, një kapuç  ngjyrë të zezë, një palë doreza ngjyrë të zezë dhe dy aparate telefoni celular të markës Samsung.

Shtetasit M. K., dhe S. H. janë përkatësisht të ngarkuar me veprën penale  “Vrasje me paramendim në bashkëpunim  e mbetur në tentaivë”, M.K. ndërsa  “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mebetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”,  në ngarkim  të shtetasit S.H..

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale

Policia parandalon tentativën për vrasjen e një personi dhe grabitjen e makinës së tij.

Sekuestrohen armë zjarri, municon luftarak, maska e doreza dhe sende të tjera që do përdoreshin nga autorët.

Në pranga dy autorët e dyshuar.

Me datë 30.10.2018, ora 23:50, Strukturat e Komisariatit te Policisë Lezhë, falë marrjes në kohë të informacionit për një ngjarje të rëndë kriminale që do ndodhte gjatë natës në fshatin Rrilë, menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Porosia”

Pas një pune të mirëorganizuar, dhe ndërhyrjes së guximshme të agjentëve të policisë kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

S. H. , 18 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan.

M. K. 43 vjeç, me banim në fshatin Shënkoll të Njësisë Administrative Shënkoll.

Shtetasi S.H, i porositur nga shetasi M.K, më datë 30.03.2019, gjatë orëve të vona të natës do të qëllonte me armë zjarri në drejtim të një shtetasi me banim në fshatin Rrile të bashkisë Lezhë ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij, dhe më pas do t’i merrte automjetin në oborrin e banesës së tij për tu larguar.

Falë marrjes në kohë të informacionit si dhe zhvillimit të operacionit “Porosia”, rreth ores, 20.00, nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë është kapur në flagrancë shtetasi S.H, në fshatin Rrile të Njësisë Administrative Shënkoll të bashkisë Lezhë në afërsi të një dyqani ushqimor me një armë zjarri automatik kallashnikov.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet si më poshtë :
-një armë zjarri automatik kallashnikov
-një karikator me fishekë 30 copë.
-një çantë me ngjyrë të zezë ku brenda saj kishte 45 fishekë model 56.
-një kapuç ngjyrë të zezë.
-një palë doreza ngjyrë të zezë.
– dy aparate telefoni celular të markës Samsung.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentaivë”, në ngarkim të shtetasit M. K., ndërsa “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mebetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”, në ngarkim të shtetasit S. H.

 

 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *