Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ndihmuan skafistin të largohej pasi rrezikoi mbytjen dhe djegien e 55 sirianëve, arrestohen 5 roje bregdetare në Vlorë

Ditën e sotme është bërë arrestimi i 5 rojeve bregdetare të forcës Detare në qytetin e Vlorës.

Arrestimi i tyre vjen pasi 4 muaj më parë, ata kanë ndihmuar në largimin e skafistit tqë po transportonte 55 emigrantë sirianë drejt Italisë.

Përkatësisht janë arrestuar personat me inicialet e mëposhtme:

B. B., 38 vjeç, banues në Vlorë.
R. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë.
B. M., 26 vjeç, banues në Vlorë.
S. B., 23 vjeç, banues në Vlorë.
A. A., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Akuza e bërë drejt tyre është për “shpërdorim detyre”, pasi tentuan të ndihmonin të largohej skafistin i cili vuri në rrezik jetën e 55 sirianëve që rrezikuan mbytjen në grykën e Vjosës.

Gjatë evakuimit të gomoneve nga të cilat vinin emigrantë të paligjshëm që zbarkonin në portin e Vlorës, rojet bregdetare nuk kanë bërë shoqërimin e të gjithë personave të ndodhur në bord duke bërë të mundur që skafisti i gomones të largohej nga vendngjarja.

Njoftimi i Plotë

Vlorë

Vijon operacioni për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim të migrantëve nga vendet e treta në drejtim të Italisë, i zhvilluar 4 muaj më parë.

Në kudër të këtij operacioni janë vënë në pranga, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim, 5 shtetas të shpallur në kërkim, me detyrë roje bregdetare.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë̈ Vendore të Policisë̈ Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë̈ së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas një̈ pune intensive hetimore disamujore, në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, bënë ndalimin e shtetasve:

B. B., 38 vjeç, banues në Vlorë.
R. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë.
B. M., 26 vjeç, banues në Vlorë.
S. B., 23 vjeç, banues në Vlorë.
A. A., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tyre u bë pasi këta shtetas, me detyrë roje bregdetare të Forcës Detare, gjatë operacionit për goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë̈, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e Vjosës, dyshohen se gjatë evakuimit të personave në bordin e mjetit lundrues, kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lundrues (gomone), i cili ka mundur të largohej, shtetasin E. L.(A.), një ndër tre të arrestuarit nga Policia, në muajin janar.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë̈ pranë̈ Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.