Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Tensionohet situata në Laknas, mamaja dhe vajza humbin ndjenat, ambulanca vonohet

Është tensionuar situata gjatë protestës së banorëve në Laknas. Dy banore kanë humbur ndjenjat, mamaja dhe e bija janë në gjendje të rëndë.

Vajza duke pare mamanë në gjendje të rëndë ka humbur ndjenjat. Ambulanca nuk ka mbërritur ende në vendngjarje.

Banorët e zonës së Laknasit në Kamëz janë ngritur ditën e sotme në një protestë për mbrotjen e zonës së pyllëzuar në afërsi të banesave të tyre.

Sipas tyre, aty kanë vendosur që të ndërtojnë një thertore derrash, dhe lejen pronari i firmës Bledar Daci e ka marrë nga kryebashkiaku Xhelal Mziu, megjithëse ajo është një zonë pyjore.

Dy automjete nga firmat e policisë private janë të pranishme në vendngjarje, ndërkohë që veç policisë së shtetit kanë mbërritur dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ndërkohë një makinë e “Daci.al”, ndodhet në zonë dhe kjo është bërë shkak për revoltën e banorëve, pasi ajo është firma që do të ndërtojë thertoren në Laknas. Në brendësi të makinës ndodhen hunj dhe objekte për të rrethuar vendin ku duan të ndërtojnë thertoren.

“Xhelal Mziu dhe Bledar Daci e kanë kthyer zonën në zallishte, ndërkohë që është zonë pyjore. Rakip Suli ka thënë që do ndërpriten punimet për një muaj. Policia dhe këto të gjithë janë hajdut. Na kanë marrë në Rajon. Policia dhe punonjësit e bashkisë rrethuan zonën. I kemi mbjellë vetë këto pemë”- shprhet një i moshuar që tregon zonën e gjelbëruar.

Ndërkohë që nga përplasja e policisë me banorët, një zonjë ka humbur ndjenjat, ndërkohë që një e moshuar u ndje keq. Kjo solli dhe reagimin e revoltuar të një vajze të vogël që reagoni ashpër për mikrofonin e “Fax News”: “Do ja thyej xhamat atij që më sëmuri gjyshe. Nuk na ndërtojnë park, por thertore”.

“Ne jemi në vend tone, e kemi mbrojtur pyllin nga 50 vjet këto vijnë me na bo stalla derrash. Nuk do ti pranojmë, të ikin ku të duan. Pronari nuk vjen vetë, sjell klysht e vet. Vendin do ta mbrojmë me gjak. Këtu na kanë thënë është park. Pse vini dhe bëni stallë derrash dhe stallë lotësh. Ne si shtet nuk na ka vënë kush dorë. Ai e ka shkruajtu zallishte, jo pyll. Ne nuk na ka pyetur kush. Këto kanë marrë lekët vetë, si polici si bashki. I kam të gjithë në rajon. Xhelal Mziu dhe Bledar Daci të gjejnë vend dhe të futen, na kanë marrë pyllin.”-shprehen banorët.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *