Deputeti i PD Ervin Salianji i ka kërkuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për të pranuar kërkesën për mocion me debat, teksa ka kërkuar që në seancë të jetë edhe kryeministri Edi Rama, për të cilin tha se ka bërë me turp Shqipërinë në të gjitha mediat ndërkombëtare.
“Ka përdorur të gjithë asetetet publike dhe paratë e korrupsioni për të korruptuar zyrtarin e FBI, nëse kryeministri ka frikë ne e kërkojmë për një aferë personale ju nuk mund të caktoni dot se cilët janë deputetët që bëjnë debat të gjithë deputet duhet të dalin të flasin është po ai kryeministër që thotë se avionin e ka pa lekë dhe ku mund të bëhet sikur ka një seancë normale, pranoni kërkesën për mocion me debat se nuk bëhet seanca pa qenë ai, kryeministri kërkohen për një afër personale se ka bërë me turp Shqipërinë në të gjitha mediat ndërkombëtare”, tha Salianji.