Në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjegjësisht në afërsi të fshatit Dobrosin sot ka pasur një situatë tepër të tensionuar. Mësohet se ka pasur të shtëna armësh mes Xhandarmërisë Serbe dhe Policisë së Kosovës.
Sipas burimeve të Gazetës Blic, është Xhandarmëria serbe ajo e cila ka provokuar e para.
“Në një moment ka esklauar situata. Janë dëgjuar të shtëna me armë”, ka thënë burimi për gazetën.
Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00.
I kontaktuar nga Gazeta Blic, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka theksuar se nuk ka informacion për një ngjarje të tillë, ndërkohë që përplasja e armatosur nuk është konfirmuar ose mohuar as nga autoritetet e Beogradit.
Ndërtimi i murit në Mitrovicë, arrestimi i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj në Francëdhe tentativa për të futur në Kosovë trenin propagandistik serb ka tensionuar tej mase raportet mes Prishtinës dhe Beogradit. (A.R/SHUPLAKA)