
Ditën e sotme situata tek protesta e banorëve të Unazës së Re është shoqëruar me tensione, kjo për shkak edhe arrestimeve të tre prej protestuesve mëngjesin e sotëm.
Protestuesit kanë bllokuar rrugën ndërsa nuk ka munguar edhe hedhja e flakadanëve, diçka e cila ka bërë që të ndërhyjnë edhe forcat e policisë.
Si çdo mbrëmje tjetr, banorët kanë shpalosur pankarta si dhe kanë lëshuar thirrje ndaj qeverisë dhe bashkisë së kryeqytetit kundër projektit që prek banesat dhe bizneset e tyre, një projekt të cilin ata e konsiderojnë si korruptiv.
Në mbështetje të banorëve kanë qenë edhe disa ish-deputetë të opozitës, ndër ta edhe Klevis Balliu, që ka ftuar të gjithë qytetarët të mbështesin këta banorë të cilët po luftojnë për shtëpitë e tyre.
protesta e banoreve te astirit
Publiée par Fax Web sur Jeudi 10 octobre 2019
(F.GJ/FAXWEB.AL)