AktualitetFlashRajoniTe FunditTe Gjitha

Tension dhe përleshje në burgjet e Avlona-s, protagonistë shqiptarët dhe afrikanët

Përsëri në të njëjtin burg, një grup të dënuarish u përpoq të arrinte tek një tjetër për tu përleshur. Një ngjarrje që shënohet vetëm tre ditë pas përleshjes së përgjakshme po midis shqiptarËve dhe marokeneve, raporton gazetari i Fax News Shpëtim Zinxhiria.

Por sot tensioni mbizotëroi në burgjet e Avlona të Athinës midis të burgosurve nga Afrika e Veriut dhe të burgosurve nga Shqipëria.

Ngjarja ndodhi në një godinë kur një grup i të burgosurve u përpoqën të arrinin te tjetri me qëllim që të përlesheshin. Por ishte ndërhyrja e menjëhershme e gardianeve të cilët kanë qetësuar gjendjen.

Fatmirësisht derti më tani nuk raportohet për persona të lënduar ndërkohë që incidente, dhënë me dëmtime fizike por edhe me humbjen e jetëve njerëzore kanë ndodhur herë pas here në burgjet greke.

Kujtojmë se dy ditë më parë, një përleshje e egër ka ndodhur në skelën “A” të portit të Selanikut. Siç raportojnë mediat vendase, dy grupe të rinjsh, një i përbërë nga pakistanezë dhe algjerianë dhe tjetri grekë dhe shqiptarë, u përfshinë në këtë përleshje.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *