Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Tenderat, hyrja në bashki pa mandat, falsifikimet dhe dëshmitë e rreme në formularin e dekriminalizimit. Pika më të ‘nxehta’ të dosjes ndaj Kajmakut

Kolë Hysenaj, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me juridiksion të Përgjithshëm ka njoftuar vetëm një ditë më parë akuzën për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun si dhe ka mbyllur hetimet duke e dërguar dosjen e tij në Gjykatë e cila është siguruar nga Fax News dhe Faxweb.al.

Janë plot 18 akte proceduriale që Prokuroria do të përdorë në Gjykatë kundër Agim Kajmakut dhe mbi të cilat ka marrë vendimin për ta shpallur ish-kryebashkiakun e Vorës si të pandehur.

Ato konsistojnë nga mashtrimet në vetëdeklarim, shkresat e mbërritura nga kërkesat që janë bërë në shërbim të hetimit, prcesverbalet e ndryshme të vendimeve të tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij, shkresat zyrtae nga burgjet, gjendja civile etj.

Prokurori Kolë Hysenaj ka bërë me dije në dosjen penale ndaj Kajmakut se ka konstatuar shkeleje tek Kajamaku kur ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit të cilin e ka dërguar në KQZ për t’u regjistruar si kandidat i Partisë Socialiste në Bashkinë e Vorës, që mban datën 12.05.2019 ndërsa është dorëzuar më 13.05.2019 dhe ka deklaruar edhe gjendjen gjyqësore të tij.

“A keni qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale””, është pyetja që sipas Hysenajt, Kajmaku i është përgjigjur me “Jo” në formular.

Gjihashtu, në po të njëjtin formular, Kajmaku ka paraqitur përsëri rrethana të rreme, të cilat sipas prokurorit bien ndesh me të dhënat që ai ka paraqitur në pikën “B” të formularit, sa i përket ndryshimit të gjeneraliteteve apo përdorur gjeneralitet tjetër qoftë edhe pa e ndryshuar zyrtarisht. Sipas prokurorit, kërkesës: “Listoni secilin prej tyre, duke plotësuar të gjitha të dhënat që janë ndryshuar dhe aq herë sa janë ndryshuar”, Kajmaku ka shënuar: “Emër: Jorgo, mbiemër: Totas”.

Sa i përket çështjes së emërimit në detyrë të Gentian Picarit si zv/kryetar Bashkie, me datë 31.10.2019 në librin e protokollit të bashkisë, urdhërat sipas prokurorit janë bërë jo vetëm që me datë 01.01.2019 pas vendimit të KQZ-së, por kanë edhe rrjedhë jo logjike me njëri-tjetrin.

Më tej argumentohet se emërimi i Picarit si zv/kryetar bashkie, ka ardhur teksa ai mbante ende një funksion tjetër publik, atë të Drejtorit të Kabinetit, ç’ka tregon se urdhërat kanë qenë fiktivë e për rrjedhojë nuk kanë arritur dot as rënditjen e saktë të tyre.

Ndërsa për shtetasen Yme Gërdeci, protokolluar më 31.10.2019 nuk ka lidhje me shtetasin Gentian Picari dhe protokollimi me fraksion sipas Prokororit, është pikërisht falsifikim i dokumentit zyrtar. “Protokollin në regjistrin e korrespodencës së Bashkisë Vorë është bërë me datë 31.10.2019  dhe përfundon me këta urdhëra, ç’ka tregon se të gjithë fraksionet në këtë protokoll janë shtuar ditën e nesërme pasi nuk kanë qenë akoma të dalë këto urdhëra”, shkruhet në dosjen e prokurorisë të siguruar nga Fax News.

Sipas Hysenajt, rezulton se Kajamaku ka hyrë në ambjentet e Bashkisë Vorë pasi nuk ka pasur mandat pavarësisht se ishte vënë në dijeni të vendimit të KQZ-së për shkarkimin e tij që është i ekzekutueshëm menjëherë, dhe në bashkëpunim me Merita Shytko dhe Irma Bylyku kanë kryer veprime të falsifikimit të dokumentave zyrtare.

Më tej thuhet në dosje, në librin e korrespondencës është ndërhyrë në fraksionet dhe në numrat e tjerë protokolli, duke shpallur fitues tenderi etj.

Sipas dosjes së siguruar rezulton se Prokuroria e konsideron të pandehur Kajmakun për tre akuza që sipas saj janë të provueshme dhe kanë të bëjnë me:

  1. “Falsifikikim të vulave, të stampave ose formularëve”, parashikuar nga një dënim prej  6 muaj deri në 4 vjet burg.
  2. “Falsifikim të dokumentave zyrtare”, e kryer në bashkëpunim me shtetasit Merita Shtyko, Irma Bylyku dhe Mirjeta Mema, e parashikuar me ligj të dënohet   6 muaj deri në 4 vjet nga Kodi Penal neni 186/2. Gjithashshtu akuzohet për;
  3. “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”, e parashikuar me një dënim nga gjobë deri në heqjen e lirisë për 1 vit.

E thënë ndryshe, nëse Gjykata pranon akuzat e prokurorisë, Agim Kajmaku rrezikon të dënohet me maksimumi 9 vite heqje lirie për të gjitha akuzat.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close