Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashMotiTe FunditTe Gjitha

Temperatura deri në 22 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 12ºC në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 22°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 06°C deri në 16°C dhe në zonat e ulëta nga 08°C në 19°C.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *