Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Pándemia dhe efektet ekonomike, Teliti publikon shifrat: Ja sa persona mbeten pa punë dhe dolën nga skema e ISSH-së

Drejtori i Kabinetit të Partisë Demokratike për çështjet ekonomike Dorjan Teliti gjatë një lidhje me Skype për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News ka folur në lidhje me situatën ekonomike të shkaktuar nga pándemia globale.

Teliti tha se “shifrat për të cilat flasim ne janë shifra zyrtare të cilat kanë dalë nga institucionet e këtij vendi. Shifrat janë ekzakte dhe nuk i manipulojmë dot.

Ka tre organizma që bëjnë parashikim në lidhje me të ardhmen e ekonomisë dhe të gjitha parashikojnë një krizè Të gjitha vendet do preken nga kjo valë por kjo do të jetë me shkallë”,-tha Teliti

“Në këtë krizë ekonomike kanë ndikuar edhe masat e marra nga qeveritë në kuadër të frenimit të Còvid-19.

Janë 120 mijë persona që kanë humbur vendin e punës që dhe mijëra të tjerë që kanë dalë nga skema e sigurimeve shoqërore, këto shifra janë vetëm për ato punonjës që punonin në rregulla se ka mijëra të tjerë që punojnë në të zezë”.

Teliti tha ndër të tjera se “paratë që duhen për përballimin e situatës i ka shpërdoruar qeveria Rama me koncesione dhe PPP pasi as në kohën pandemie nuk i ka ndalur këto afera por i ka shtuar ato”.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close