Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Telefoni celular/ Si ta mbani atë në gjendje perfekte për shumë vite

Ka kaq shumë gjëra që bëjmë sot me një celular që me të vërtetë e kemi të vështirë ta imagjinojmë jetën tonë pa të. Për disa është një mjet pune, për të tjerët një burim argëtimi dhe natyrisht mbetet një kanal themelor i komunikimit.

Me një kontribut kaq të vlefshëm në jetën tonë të përditshme është krejtësisht normale të investojmë diçka më shumë sa herë që rinovojmë pajisjen tonë.

Duke blerë telefonin celular më të mirë të mundshëm që mund të na e mbajë xhepi, ne zgjasim kohën e marrjes të një telefoni tjetër. Sigurisht, që të ndodhë kjo zgjatje e shumëpritur e blerjes së një telefoni celular të ri, ne duhet të kujdesemi për atë ekzistues ta mbajmë në gjendjen më të mirë të mundshme.

Por si është e mundur kjo?

1.Gabimi më i zakonshëm që bëjmë dhe që ul jetëgjatësinë e telefonit tonë celular është karikimi.

Për të kursyer para, ne blejmë një karikues me cilësi të dyshimtë në vend të një origjinali, si rezultat i të cilit dëmtojmë jo vetëm baterinë, por edhe pllakën amë të telefonit celular.

Karikuesit jo origjinal nuk e ndal automatikisht furnizimin me energji sapo të përfundojë karikimi.

2.Ne jetojmë në një vend të bekuar nga shumë rrezet e diellit, por kjo është diçka që telefoni juaj celular nuk e vlerëson shumë.

Ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell dhe temperaturat e tij të larta shkaktojnë më shumë dëme sesa nëse e goditni me çekan.

Sidomos bateria e saj dëmtohet dhe nga ana tjetër shkakton probleme në pllakën amë, memorjen dhe çipin e celularit.

Shumicën e kohës ne as nuk e kuptojmë se po e ekspozojmë celularin ndaj temperaturave të larta, në raste të tilla si kur e lëmë në makinë ose kur e marrim me vete në plazh gjatë verës.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.