KZAZ-të e qarkut të Tiranës kanë administruar deri më tani 129 kuti votimi nga 1243 në total.
Në kryeqytet kryeson Partia Socialiste me 51.8 për qind, ose 22230 vota, kundrejt 35.91 për qind, ose 15409 që ka Partia Demokratike.
Ndërkohë, LSI ka marrë 2632 vota deri më tani duke u renditur partia e tretë në Tiranë.
Në vend të katërt renditet PSD E Tom Doshit me 1169 vota ose 2.72%.
Me hapjen e më shumë kutive të votimit, sistemi do të pasurohet edhe më tepër duke nxjerrë një pasqyrë më të plotë të rezultatit të votimit gjatë ditës së djeshme.
Ndiqni live në kohë reale rezultatin në FaxWeb.