Ajo për momentin ndodhet në Barcelonë, ku edhe është vetëkarantinuar për shkak të situatës së vështirë në të cilë ndodhet Spanja si pasojë e koronavirusit.
Gjatë intervistës Aurela tregon se përpara se të shkonte në Barcelonë, ajo kishte qenë në Milano ku situata ishte disi e rënduar dhe frika ishte e madhe.
“Unë isha në Milano pikërisht në ditët kur filloi e gjitha kjo. Frika më e madhe ishte kur u dëgjuan edhe rastet e para, sidomos nga ne që ishim turista, ishte një situatë disi e rënduar dhe realisht të gjithë ne kaluam një frikë të madhe. Më pas u ktheva në Barcelonë, ku më priste dhe familja ime sepse në 27 Shkurt ishte dhe ditëlindja ime. Realisht në Spanjë nuk po ndihej situata dhe aq e rënduar, njerëzit vazhdonin çdo gjë normalisht. Vetëm para një jave ka filluar që njerëzit janë mbyllur dhe është pezulluar çdo gjë”, tha Aurela.