Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Teknologjia mjekësore avancon me ritme të shpejta, ja kur do të jetë gati vaksina kundër Covid në formë pilule

Oravax mund të jetë vaksina e radhës kundër Covid-19. Buisnessinsider shkruan se vaksina e Oravax pritet që të fillojë provat e para klinike këtë vit. Kjo vaksinë pritet që të jetë në formë pilule dhe se do të nisin provat klinike të njerëzit në muajin qershor.

Në këtë fazë të vaksinës nuk dihet nëse do të ketë sukses, por nëse po kjo mund të miratohet për përdorim vetëm vitin e ardhshëm.  Vaksinat orale janë një opsion që vlerësohet për vaksinat “e gjeneratës së dytë“, të cilat janë krijuar për të qenë më të shkallëzueshme, më të lehta për t’u administruar dhe më të thjeshta për t’u shpërndarë.

Oravax është ndërmarrje e përbashkët nga dy firma: kompania izraelito-amerikane Oramed dhe kompania indiane Premas Biotech.

Një vaksinë orale mund t’i mundësojë njerëzve që të marrin vaksinën vetë në shtëpi. Vaksina mund të transportohet në një frigorifer normal dhe të ruhet në temperaturën e dhomës, duke e bërë më të lehtë logjistikisht ta marrësh atë kudo në botë”, tha Kreu i Kompanisë, Nadav Kidron.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.