Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Teatrin e ri Kombëtar do ta ndërtojmë vetë shumë shpejt”, Veliaj: Ajo që kërkuan artistë jo-militantë, nuk mund të ofrohej nga privati

Pas njoftimit se marrëveshja midis Fusha.shpk dhe bashkisë së Tiranës për të ndërtuar Teatrin Kombëtar ka dështuar, ka reaguar kryebashkiaku Erion Veliaj.

Veliaj shkruan se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet më shpejt dhe me gjithë teknologjinë e nevojshme për të plotësuar kërkesat e komunitetit të artistëve.

Veliaj shton më tej se komuniteti i artistëve jo-militantë kishte më shumë kërkesa teknike dhe kërkonte kalendar më të shpejtë punimesh se ç’ishte në gjendje të ofronte privati.

“Komuniteti i artistëve jo-militantë kishte më shumë kërkesa teknike & kërkonte kalendar më të shpejtë punimesh se ç’ishte në gjendje të ofronte privati. Në këto kushte, qeveria shqiptare &
@ Bashkia Tiranë do ta ndërtojnë vetë Teatrin e Ri- më shpejt e me gjithë teknologjitë extra për skenën”, shkruan Veliaj në twitter.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *