Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Zbardhet relacioni i plotë për shembjen e Teatrit Kombëtar, bashkia liston arsyet; Nga përdorimi i tallashit për ndërtim deri tek cektësia e themeleve

Është zbardhur relacioni i plotë i Këshillit të Bashkisë së Tiranës për shèmbjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Relacioni është bazuar në akt ekspertizën e hartuar nga Insituti i Ndërtimit në vitin 2018, ku jepen arsyet pse duhet të shèmbet godina e Teatrit Kombëtar.

Sipas relacionit thuhet se objekti i Teatrit është ndërtuar me 1938 nga një kompani italiane është ndërtuar për eksperimentimin e një lloj druri si material kryesor konstruktiv ku në disa raste përbehej bashkë me betonin.

Po sipas relacioni objekti origjinal është konceptuar si një strukturë e lehtë e përkohshme dhe për këto tipe objektesh parashikohet vetëm ndërhyrje e pjeshme dhe jo kapitale.

Godina kërkohej që të ndërtohej shpejt dhe për këtë arsye u përdorën materiale të ndryshme si beton, dru dhe panele të parafabrikuara, të quajtura Pupulit, një material i ri për kohën i cili ishte i lehtë me përbërje çimetoje dhe copëza druri (tallash).

Megjithëse ka më shumë se 80 vite si godinë dhe i ka rezistuar tërmetit të 26 nëntorit, në realcion thuhet se afati i shërbimit të këtyre objekteve është deri në 20 vjet.

Po ashtu shtohet se kushtet aktuale të godinë së Teatrit Kombëtar nga ana statike nuk janë të përshtatshme për kryrjen e aktiviteteve dhe ato janë jashtë normave të projektimit dhe shfrytëzimit të një objekti të kësaj natyre.

Po sipas relacionit duke ju referuar Institutit të Ndërtimit në vitin 2018, objekti nuk ofron kushtet optimale për stafin si dhe për vetë qytetarët.

Nisur nga akt èkspertiza e vitit 2018 e Insitutit të Ndërtimit, me datën 13 maj të 2020 është rekomanduar pezullimi i aktivitetit dhe ndalimi i aksesit për të eleminuar çdo dëmtim serioz të jetës dhe shëndetit të njerëzve, pasi objekti ka rrèzikshmëri nga ana statike, rrèzikshmëri nga zjarri.

Po ashtu ne relacion kërkohet demôlimin e objektit dhe projektimin e një objekti me standarde dhe kushte teknike bashkëkohore.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, njofton 24 orë përpara ndërhyrjes për príshjen e objektit Drejtorinë Vendore të Polícisë së Tiranës. (M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *