Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Artistët dhe aktivistët rikthehen tek Teatri Kombëtar, ja 2 simbolikat e veçanta që bënë

Teksa kanë kaluar rreth  dy muaj që nga shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, artistë dhe aktivistë që kanë qenë kundër këtij akti kanë bërë pak minuta më parë një veprim simbolik pranë rrënojave të godinës.

Ata kanë hyrë brenda perimetrit të zonës së parashikuar të ndërtohet godina e re dhe kanë vendosur një flamur kombëtar si dhe momentalisht po mbjellin tre pemë.

Simbolika e pemëve është e veçantë pasi Fax News mëson se njëra prej tyre përfaqëson Teatrin Kombëtar, tjetra për Bashkimin Europian dhe tjetra për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 Majit të kaluar teksa kjo shënoi edhe kulmin e përplasjeve mes qeverisë, bashkisë së Tiranës nga njëra anë, dhe aktivistëve e artistëve nga ana tjetër.


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *