Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Teatri Kombëtar, PD kallzon pas dy javësh në SPAK Ramën e Veliajn: Janë të paktën 9 vepra penale…

Partia Demokratike, paralajmëroi përmes Sekretarit të Çështjeve Ligjore, Çlirim Gjata, se do të depozitojë nesër në SPAK kallzimin penal ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj, por edhe shumë zyrtarëve të tjerë, lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gjata tha se Prokuroria duhet të kishte vepruar për arrestimin e të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin me shembjen e Teatrit Kombëtar më 17 Maj.

“Duke qenë se Prokuroria nuk ka sy të shohë vetë krimet e Edi Ramës, Partia Demokratike do të depozitojë nesër një kallëzim penal për krimet e kryera tek Teatri. Janë të paktën 9 vepra penale që janë konsumuar me shkeljen e ligjit për shembjen e Teatrit, duke nisur që nga shkatërrimi i pronës, tek shpërdorimi i detyrës apo korrupsioni i zyrtarëve. Në kallëzimin qe do të dorëzohet nesër në SPAK në krye të listës me shumë emra të zyrtarëve që duhen hetuar janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Vendosja e drejtësisë për Teatrin është një provë e rëndësishme për funksionimin për funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion”, tha Gjata. Sipas tij, për këtë krim nuk ka asnjë përgjegjës përpara drejtesisë, as për dhunën e ushtruar, as për aktin e paligjshëm të shembjes së Teatrit.

“Të gjithë pamë sesi qindra forca policore, të pajisur me mjete të operacioneve anti-terror, me armë të rënda zjarri, dhunuan mbrojtësit paqësorë të teatrit, artistët, aktivistët e shoqërisë civile, qytetarët, përfaqësuesit e opozitës së dhe gazetarët që po raportonin shembjen e paligjshme të veprës së shpallur si trashëgimi e kulturës europiane.

Të gjitha këto janë të provuara me filmime, ku duken policët me helmeta të zeza që parakalojnë me automatikë, madje deri dhe brenda sallës së teatrit, duke nxjerrë jashtë artistët dhe qytetarët me forcën e tytave të armëve të zjarrit.

Akti i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar është sa i paligjshëm dhe anikushtetues, aq dhe kriminal dhe antikombëtar. Ky akt i shëmtuar ngrihet kundër trashëgimisë tonë kombëtare, kujtesës historike, kulturës dhe artit shqiptar, por edhe kundër trashëgimisë historike europiane, duke i vënë kështu Shqipërisë një njollë të rëndë në marrëdhëniet me Europën”, tha Gjata. Sipas tij, krimi i kryer është parë prej të gjithëve.

“Mjafton të ketë vullnet për të bërë drejtësi dhe përgjegjësit është e thjeshtë për t’i gjetur. Ata kanë dalë tani me zë dhe me figurë në mbrojtje të dhunës policore, duke nisur me Edi Ramen, me Sandër Lleshajn, me Ardi Veliun, me Erion Veliajn dhe shërbëtorët e tyre në krim”, tha Gjata.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *