Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

I thanë se e kishte hequr teatrin nga lista e trashëgimisë kulturore, Berisha tregon procedurën e ndjekur

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mohuar që në vitin 2007, godina e teatrit të jetë hequr nga qeveria e tij, nga një listë objektesh të konsideruara të rëndësishme për trashëgiminë kulturore.

I pyetur në studion e emisionit “Opinion”, nëse kishte dijeni mbi këtë fakt, Berisha tha se ky objekt nuk u hoq nga lista në vitin 2007.

Fevziu: Sipas Kryeministrit, teatri është hequr nga një listë në vitin 2007, kur ju keni qenë Kryeministër. Berisha: Ai është vendim i Bujar Leskaj, thotë kompleksi i ndërtesave në rrugën Murat Toptani.

Fevziu: Zëri kadastrial i kompleksit ndërtimor përfshin pallatin e Leka Zogut dhe është nr. 2. Berisha: Absolutisht jo, sot ka dalë Apollon Baçe, drejtori që ka bërë listën . Një herë Pallati Mbretëror është  në rrugën Toptani dhe jo Toptani 2.  Ke dy rrugë. Rruga Toptani 2, është e teatrit,rruga Toptani është e Pllatit Mbretëor dhe kalasë. Ato janë të vlerësuara në këtë mënyrë.

Fevziu: Ju keni patur dijeni? Berisha: Jo se s’ka ndodhur. Edhe sot merr Apollon Baçen, i cili tregoi çdo skicë dhe çdo gjë. Ka qenë kompleksi i ndërtesave, nuk është teatri. Janë katër ndërtesa. Dhe nuk e ka heq njeri.

Pastaj më fal një minutë, nëse  është hequr e kanë futur këta dhe këta e hoqën prapë. Ajo ka qenë. Çfarë kanë bërë këta. Nuk e kanë quajtur kompleks, por e kanë quajtur teatër, por ajo është kompleks.

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *