Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Të vijohet me reformat”, Oliver Varhelyi për negociatat: Raporti vjetor do dalë në vjeshtë

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi ka reaguar  me lidhje  me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ku shprehet se raporti vjetor do të dalë në vjeshtë, ndërsa shton se mund të vijohet normalisht me reformat e mëtejshme.

Varhelyi thotë se e ka konfirmuar sot se kornizat e bisedimeve për të dyja vendet aspirante do të vazhdojnë në qershor teksa vendos theksin tek reforma dhe ndërsa partashikimet janë pozitive.

“Unë kam konfirmuar sot se kornizat e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë në qershor, ndërsa raporti vjetor pritet që të prezantohet në vjeshtë.

Kështu që reformat e mëtejshme mund të vazhdojnë dhe parashikimet janë të mira, duke iu përmbajtur rregullave të Covid-19. Momenti i zgjerimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor vazhdon”, shkruan Varhelyi.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close