Një sherr i pazakontë ka ndodhur mes një gruaje dhe dy burrave të cilët kishin konsumuar shumë alkol në festën e çmendur në Londër. Mediat vendase shkruajnë se një grua është përleshur me dy burra të cilët i qëllojnë me grushte.
Pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale dhe siç shihet gruaja rrihet keq nga dy meshkujt të cilët ishin të veshur vetëm me të brendshme.
Pamjet u shpërndanë më vonë në Tëitter, ku qytetarët e quajtën grupin “të turpshëm”, ndërkohë një person bëri një ironizim duke thënë : “Tani mund të themi se Mbretëria e Bashkuar është kthyer në normalitet”.
Një zëdhënës i Policisë tha: “Policia u thirr në orën 22: 11 të Dielën, 18 Prill pas raporteve të një përleshjeje në Rrugën Barking afër kryqëzimit me Newhaven Lane. Nuk pati raportime për ndonjë lëndim serioz dhe asnjë arrestim.”
(H.H/Faxweb.al)