Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Të vdesim si kolegu ynë”, grevistët e Ballshit marrin vendimin esktrem, pas humbjes së naftëtarit

Një ditë pasi një prej naftëtarëve humbi jetën, pasi qe pjesë e protestës në qytetin e Ballshit, grevistët shprehen se nuk do të tërhiqen asnjë moment nga qëndresa që kanë nisur.

Duke u solidarizuar me humbjen e kolegut të tyre Artan Voshtina, grevistët nuk kanë pranuar sot marrjen e ndihmës mjekësore, ndërkohë që nuk ka munguar as mbajtja e zisë për këtë ngjarje të rëndë.

“Të vdesim si kolegu ynë”, ishte një nga thirrjet e grevistëve, të cilat i kanë kërkuar kompanisë, që të paktën të ndihmojë familjen e Voshtinës me paratë e prapambetura nga mosdhënia e pagave.

Grevistët gjatë ditës së nesërme pritet që të ndërmarrin një mësymje në rafineri, që sipas tyre mund të shoqërohet me përplasje dhe me kompaninë dhe punonjësit e policisë.

“Që në fillim dua ti jap një mesazh kompanisë, që të shkojë dhe ti japë paratë familjes së tij, që vdiq, se ka dy fëmijë. Qëndresën tonë do ta bëjmë në vazhdim, nuk tërhiqemi më kurrë, sikur edhe qeverinë ta sjellin në Ballsh, ne nuk tërhiqemi nga ultimatumi ynë. Do shkojmë të marrim uzinën me forcë, do themi që Uzina është e jona dhe jo e atij”, shprehet një tjetër prej grevistëve.

Lexo edhe:

E RËNDË/ Sapo ishte kthyer nga protesta, ndërron jetë një nga protestuesit e rafinerisë së Ballshit

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *