Vdekja e Bashkim Finos, në moshën 59-vjeçare, si pasojë e infektimit me Covid 19, ka tronditur të gjithë kolegët e tij, të majtë e të djathtë, me të cilët ndau për vite të tëra diskutimet në Kuvend, apo në kohën kur shërbeu si ministër dhe si kryeministër në qeverinë e Pajtimit Kombëtar.
Janë qindra mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale për Finon, politikanin karizmatik, që dinte të ruante qetësinë, atëherë kur shumëkush e humbte.
Namik Dokle, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, e madje dhe Bujar Nishani e shumë personalitete të tjerë kanë ngushëlluar familjen e Finos, dhe shprehen të habitur e keqardhur nga lajmi i vdekjes së tij.
Namik Dokle
MOS, BASHKIM, MOS, Ç’NA BËRE KESHTU?! Te telefonova, nuk u pergjigje…te dergova mesazh, nuk u pergjigje…dhe shpirti im (mallkuar qofte!) e parandjeu gjëmën! Kurre nuk kishte ndodhur ashtu…Kisha tre dite qe me mendje flisja me ty, me ty, miku im i mire, miku im i perjetshem, mik i paharruar. E kujt i duhen tash keto fjale?! Ti ike dhe na le…ç’na bere keshtu?!
Mimi Kodheli
Ja ku jemi të dy, shokë të një klase fakulteti. Mbetëm deri sot të tillë, por jam e sigurt do takohemi sërish. Lamtumirë shok i kohërave të vjetra e moderne, mik i ditëve të mira e të vështira, Bashkim Fino. Do na mungosh të gjithëve, por më shumë Dianës së dashur. Lamtumirë e shihemi në kohë më të mira
Alfred Peza
Ka nisur fort e trishte kjo dite, kur mesova lajmin e pabesueshem, se nuk e kishim me mes nesh “Kryeministrin e Pajtimit Kombetar!” Do na mungoje buzeqeshja jote 360 gradeshe dhe urtesia prej fisniku te lindur.
Familja socialiste eshte ne zi, per humbjen e madhe, te simbolit te diteve me te veshtira per Shqiperine.
Lamtumirë e qofsh i parajses MIKU IM Bashkim
Petro Koçi
Lamtumire Bashkim Fino! Te mori kjo flame e pabese. Ishe mik i te gjitheve sepse edhe ne politike ishe njerezor! Nuk te harrojme, nuk te harrojne!
Pandeli Majko
Bashkim Fino ka nderruar jetë. Kryeministri socialist i “Pajtimit” të vitit 1997 nuk do jetë midis nesh! Do na mungosh mik! U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes!
Arben Malaj
Kurrë nuk do të besoja se një ditë do te postoja këtë lajm të trishtueshëm për Bashkimin. Një humbje tragjike për familjen e tij, miqtë dhe kolegët! Përherë mirënjohës Bashkim për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm gjatë krizës së tmershme të 97-s.
Ngushëllime Dianës dhe fëmijëve. Prehu i qetë miku im. Bashkë kemi kaluar shumë momente të vështira por edhe krenarie.
Ju qoftë i lehtë dheu i tokës amë! Beni
Bujar Nishani
Ngushëllimet më të ndjera familjes, të arfërmve dhe miqve të ish Kryeministrit Bashkim Fino ! Pavarësisht pozicioneve dhe projekteve të ndryshme politike që i përkasim, vlera njerëzore dhe dimensioni i dëshirës për të kontribuar për shtetin, për vendin, për Shqipërinë tonë, janë parimet më sublime.
Kur këto parime humbasin dikë, të gjithë ndihemi të pikëlluar.Pusho në paqe tashmë, Bashkim
Andi Përmeti
Trishtim! Nje koleg i mire me te cilin shpesh debatoja ne Komisionin e Ligjeve, por aq shpesh diskutoja per futbollin, qe aq shume e donte. U prehsh ne paqe! Ngushellime familjes!
Edi Rama
E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur
Ilir Meta
Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.
Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë! Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!
Dritan Leli
E dhimbshme ndarja e parakohshme nga jeta e Bashkim Finos, e njeriut popullor e të përkushtuar, e politikanit të ditëve më të vështira të Shqipërisë të vitit ’97. Miku me vlera të larta njerëzore e la sot këtë botë vetëm fizikisht sepse gjithmonë do të kujtohet me nder e respekt!
Irena Beqiraj
Bashkimin nuk e kisha mik. Por një shok batutash shkallëve të parlamentit.
Bashkimi: Zonja zv/ministre si ecin planet në Ministri të Financave?
Unë: Shumë mirë Z. Deputet do të bluajmë misër e do të hamë grurë!
Ashtu të qeshur, babaxhan, do ta kujtoj gjithmonë. Të qoftë dheu i lehtë Bashkim Fino!
Taulant Balla
Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, kolegu e miku ynë i mirë Bashkim Fino u nda sot nga ne. Familja jonë e madhe socialiste humbi vëllain, kontribuesin, deputetin tonë, sa të veçantë aq edhe shumë të dashur. Na preve krahët o Bashkimi ynë i dashur! U prehsh në paqe! I paharruar do jesh gjithmonë
Erion Veliaj
Mëngjes fort i trishtë ky, pas ikjes së një burri babaxhan e të mirë, një socialist i çmuar, si Bashkim Fino. Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që, në një nga çastet më të vështira të vendit, ai u gjend aty, me urtësinë e tij! Prehu në paqe mik i dashur
Arben Ahmetaj
Me cfarë fjalësh mund ta përcjellësh një mik të shtrenjtë të zemrës e të familjes?! Jam i hidhëruar nga ikja jote, nuk mund ta besoj. Do na mungosh cdo ditë si mik i dashur, si socialist me shpirt, si patriot i vërtetë që i dole për zot vendit në ditë të vështira. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes.
(E.K/Faxweb.al)