Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të diele në Divjakë. Bëhet me dije se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ndërkohë dyshohet se të shtënat janë dëgjuar pranë banesës së ish punonjësit të FNSH-së, Pëllumb Beqiri.
Njoftimi:
Divjakë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:50, në fshatin Ferras, Divjakë, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
(R.G/Faxweb.al)