
Një përplasje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në Selanik, të Greqisë. Persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në rrugën K. Karamanli, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Mbetet e paqartë si është gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e saj. Dëshmitarët e pranishëm thanë se pas të shtënave me armë zjarri, njëri nga autorët është larguar me mjetin që kishte ardhur, kurse tjetri u arratis në këmbë.
Dyshohet se janë dy autorë, por cështja mbetet ende mister.
(A.M/Faxweb.al)
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...