Reperi i njohur amerikan , Baby Blue Pretty Ricky mësohet të jetë në gjëndje kritike për jetën pas një të shtëne me armë .
Artisti 36 –vjeçar i “Grind With Me” u qëllua në Miami, sipas deklaratës së dhënë nga ekipi i tij.
Reperi u sulmua ditën e djeshme nga dy grabitës të armatosur në sallat e lojrave të SpareZ, ku po merrte pjesë për publikimin e këngës së tij të re “ Jerry Rice” ,është thënë tjetër në deklaratën nga ekipi i tij.
Policia tha se të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinin oficerët. Kjo ngjarje është nën hetimin e policisë dhe të dyshuarit kryesorë janë ende në kërkim.
(I.SH/faxweb.al)