AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Të shtëna me armë pranë Bashkisë së Elbasanit, policia jep detajet: Ja kush qëlloi në ajër

Rreth mesnate të shtëna më armë zjarri janë raportuar në qytetin e Elbasanit, ku fatmirësisht nuk ka persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë së Elbasanit.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije për Faxweb.al se një person i është afruar Bashkisë duke bërë veprime të dyshimta. Nje veprim i tillë është hasur nga punonjësit e policisë bashkiake, të cilët janë detyruar të qëllojnë me armë në ajër por personi është larguar pa u ndaluar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.O., i cili është shpallur në kërkim policor për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shtetasi E.O., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, të cilët i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por është larguar me vrap për të mos u  identifikuar nga Policia. Gjatë ndjekjes për ta ndaluar njëri nga punonjësit e policisë ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.

Vijon puna intensive për kapjen e personit të shpallur në kërkim policor.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *