Në Pejë para disa minutave ka pasur të shtëna me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportojnë se të shtënat kanë ardhur nga armë të ndryshme si kallashnikovë.
Dy nga të plagosurit janë fëmijë të cilët, sipas dëshmitarëve kanë qenë kalimtarë të rastit. Njëri nga të plagosurit, sipas drejtorit të spiralit në Pejë, Skender Dreshaj, është në gjendje të rëndë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “Lekë Dukagjini” afër Urës së Zallit dhe e ka rrethuar me shirita policorë vendin ku ka ndodhur incidenti i armatosur.
Në videot e ngjarjes shihen disa persona me armë në duar te futen në veturë. Vetura largohet në drejtim ende të panjohur.
(M.D/Shuplaka)