Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Katedralës së qytetit dhe mësohet se një person ka qëlluar në drejtim të një personi tjetër.
Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital ku po merr edhe trajtimin e duhur mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë por ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e saj ndërsa paraprakisht mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Mësohet se i plagosur është shtetasi me inicialet A.K dhe ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se ka marrë plumba në këmbë.