Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Të shtëna me armë në Fier, dyshohet për disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fier. Paraprakisht raportohet se ka të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona.

Faxweb raporton se të shtënat kanë ndodhur brenda Urgjencës së Spitalit Rajonal në Fier. Dyshohet se përplasja me armë ka ndodhur pas një konflikti midis të rinjëve.

Konflikti ka nisur më herët mes dy grupe të rinjsh, të cilët janë goditur me leva midis tyre dhe me sende të forta jashtë ambinteve të Urgjencës së Spitalit, raporton Faxweb.

Më pas këto persona kanë hyrë në ambintet e spitalit dhe në sherr e sipër dikush ka marrë armën dhe ka qëlluar.

Policia ka mabërritur në vendgjarje dhe raportohet se ka arrestuar katër persona në lidhje me ngjarjen.

Ende nuk bëhen të ditura më tepër detaje mbi identitetin e të rinjëve apo shkakun e konfliktit.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *