Një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku për pasojë ka mbetur i plagosur me thikë një 18 vjeçar në Prizren.
Ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi, teksa ka njoftuar se nuk ka ndonjë të arrestuar ende.
“Rreth orës 17:10 minuta, në rrugën ” Remzi Ademaj” ka ndodhur një incident, ku si pasojë ka marr lëndime trupore një i ri i moshës rreth 18 vjeçare”
“I riu aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente të Spitalit duke marrë tretman mjekësor dhe njoftohet se ka marrë lëndime të rënda trupore. Policia ka dalur në vendngjarje dhe po merret me rastin, ndërsa nuk ka të arrestuar si të dyshuar rreth rastit në fjalë”, ka thënë Gashi