Mbrëmjen e sotme në emisionin “Pushteti” në Fax News po diskutohet për angazhimin e të rinjve në politikë.
Të ftuar në studio janë Manuel Çaushi zëvendës sekretar i marrëdhënieve me jashtë në FRPD, Eriona Bixha ish-anëtare e Këshillit Bashkiak, sekretare organizative e LSI-së, si dhe Erjo Mile anëtar i kryesisë së FRESSH.
Erjo Mile gjatë fjalës së tij theksoi se të rinjtë në politikë duhet që ti japin vlerë vetës dhe të tregojnë forcën e tyre me anë të angazhimit.
Më tej Mile tha se mendon se të rinjtë në PS duhet të kenë më shumë vëmendje, por duke qenë se PS është në pushtet dhe ka edhe peshën e qeverisjes, ka detyrën për të treguar një lloj serioziteti në të gjithë ndërmarrjet e saj politike dhe pjesa e eksperiencës është ajo pjesë që i pengon të rinjtë dhe për momentin në PS duhet treguar kjo pjesë e eksperiencës.
“Jam shumë dakord me ju të rinjtë duhet gjithnjë e më shumë që të përfaqësohen në politikë. Për pjesën e mundësisë për tu përfaqësuar unë jam dakord që të rinjtë janë rebel. Shpesh herë ne shohim që ata tregohen apatik ndaj politikës, tregohen kritikues dhe janë gjatë gjithë kohës oponencë e brendshme dhe oponenca është një mënyrë e mirë për një dialog të brendshëm të çdo partie. Nuk bie dakord me pjesën që të rinjtë duhet parë si target grup të cilit duhet dhënë një lloj përfaqësie. Të themi të vërtetën kur jemi në politikë nëse ti nuk i jep vetës tënde vlerë, atëherë ti nuk merr vlerë. Nuk duhet të presësh që të të japin të tjerët vlerë, por duhet të tregosh vlerat e tua dhe të tregosh forcën tënde të angazhimit, në mënyrë që të përfaqësohesh.
Të gjithë aderojmë për të përmbushur ambiciet tona politike, por mbi të gjitha ambiciet politike dallohet tek disa ide dhe ideale që ti do të arrish si individ. Angazhimi politike dhe vetë partia është një angazhim kolektiv i njerëzve për të arritur disa qëllime dhe objektiva të përbashkëta që nuk mund ti arrijmë dot të vetëm. Mendojmë se ne të rinjtë e PS-së duhet të kemi më shumë vëmendje. Por tashmë PS është në pushtet dhe ka edhe peshën e qeverisjes dhe ka detyrën për të treguar një lloj serioziteti në të gjithë ndërmarrjet e saj politike dhe në angazhimin e saj të brendshëm dhe pjesa e eksperiencës është ajo pjesë që i pengon të rinjtë dhe për momentin në PS duhet treguar kjo pjesë e eksperiencës. Të rinjtë në PS përfaqësohen në politike, për fatin tonë të mirë kryetari i FRESSH është deputet dhe duam që këtë numër ta çojmë në rritje. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë gjithmonë dhe më shumë. Ne kemi promovuar shumë të rinj edhe gjatë kohës që kemi qenë në opozitë.“- tha Mile.
Nga ana tjetër Eriona Bixha sekretare organizative në LSI tha se kjo parti u është bërë mbështetje reale të rinjve, duke u dhënë akses në vendimarrje dhe për të qenë zëri përfaqësues i grupmoshës sonë.
“Kam 10 vite që merrem me politikë, ke edhe momente të vështira, por e rëndësishme është që të rezistosh, dhe të kesh dëshirë që të bësh gjëra të mira në shërbim të të tjerëve. Sot unë në Konventë Kombëtare të LSI-së do të shohim nëse do të rikonfirmohen. LSI u është një mbështetje reale dhe të vërtetë. Të rinjtë të jenë për të pasur akses në vendimmarrje dhe për të qenë zëri përfaqësues i grupmoshës sonë. Nuk më pëlqen që ta bëj këtë diskutim për fushatë, për të marrë disa vota apo për inerci. Por duhet ta bëjmë se vërtetë i mendojmë gjërat ashtu siç janë, me zemër dhe më shpirt, se mbase politikës së sotme kjo i duhet sinqeriteti. Për ti bërë gjërat siç mendojmë për shtëpinë tonë. Unë mendoj se nëse ekziston dëshira dhe të gjithë bashkë si të rinj përqafohemi fort në mbështetje të ideve të atyre parimeve që mësojmë në librat e shkollës dhe ti vëmë në zbatim jam i sigurt që kësaj Shqipërie do ti vijnë ditë më të mira.”- tha Bixha. (M.Q/Faxweb.al)