Pòlicë të ármatosur, të rinjë që i kundërshtojnë, dhùnë dhe te.rror, qytetarë mme shenja gjaku në fytyrë, kaus, tym dhe sprai, futje me forcë në automjetet e forcave të rendit. Kjo është pamje që të ofrohet në këto momente në se afrohensh në qendër të Tiranës, kryeqytetit të miliona shqiptarëve dhe çështja për të cilën ndodh është prishja e godinës së Teatrit kombëtar, një kapriço e qeverisë përballë rezistencës së fortë qytetare.
Nuk janë para prej kohësh pamje të tilla në Shqipëri dhe forca e revoltës është e fortë sikursë kundërpërgjigja e shtetit me forcën e punonjësve të Pòlicisë së Shtetit. Grumbullimi masiv i të rinjve në rrugën “Myslym Shyri”, thirrje e tyre për pjesmarrje masive pa asnjë bindje politike, por duke kënduar këngë patriotike, ka vënë në lëvizje forcat e pòlicisë për shpërndarjen e tyre, ndërsa koha ka treguar se ky vend ka mjaftueshëm të rinjë dhe që reagojnë më shumë sa mund të ketë vend për ti mbajtur në qeli.
Urojmë që synimi të mos jetë arrestimi masiv, por gjetja e arsyesd ndërkohë që protestat me sa duket vetëm sa ka nisur dhe pjesmarrësit po shtohen.