Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Të rinj e të reja e kanë kaluar Covidin si puna ime”, Monika Kryemadhi: Ja ku do të zhvillohen takimet e radhës të LSI. Kush janë kandidatët për deputetë që do kryesojnë listën e LSI në Shkodër

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku zhvilloi një takim me strukturat në lidhje me qeverisjen e Edi Ramës duke theksuar se gjithckaje do ti vijë fundi me 25 Prill.

Gjatë fjalës së saj, ka treguar edhe emrat e kandidatëve për deputetë në krye të listës së LSI-së në këtë qark. Bëhet fjalë për Edmond Ndoun dhe Agron Çelën.

Teksa komentonte situatën e koronavirusit, tha se 90% e të rinjve dhe të rejave e kanë kaluar pa simptoma, por sot ishte takimi i fundit kaq i madh që realizohet nga LSI. Në ditët në vijim, Kryemadhi tha se do të shkojë në banesat e qytetarëve për ti treguar alternativat që do i japin.

Do të jetë takimi i fundit kaq i madh që bëjmë edhe pse kemi tentuar të mbajmë distanca, edhe pse mora vesh që 90% e juaj e kanë kaluar Covidin, kështu që jemi në një situatë shëndetësore shumë të mirë. Pjesa më e madhe me të rinj e të reja si puna ime pa simptoma, doli një që mund ta ketë kaluar me pak simptomë.

Dua të them që do ti kemi takimet shtëpi më shtëpi e kokë më kokë me njerëzit sepse nuk ka më nevojë të bindim për gabimet e qeverisë sepse janë më të qartë se ne. Por duhet të flasim me njerëzit për alternativat që do i japim. Për ne, nuk ka rëndësi të bëjmë politikë e premtime të mëdha. Për në ka vetëm një premtim: Të bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve”, tha Kremadhi.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *