Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

FOTO/ “Më kishte lekë borxh prandaj e vrava”, del fotoja nga momenti arrestimit të Kliti Lekës, çfarë i gjeti policia në makinë

Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së biznesmenit Niko Goro, Kliti Leka, i cili ka pranuar autorsinë para efketivëve duke deklaruar se Goro i kishte një borxh prej 70 mijë eurosh.

Mësohet se Kliti Leka deklaroi në momentin e parë të arrestimit nga policia se i kishte shitur tokën biznesmenit Goro, por sipas tij, ai nuk i kishte dhënë paratë. “Më kishte paratë borxh, më kishte marrë tokën”.

Ndërkohë Fax Web ka arritur që të sigurojë edhe foton e Kliti Lekës, i cili ekzekutoi Niko Goron.

Përveç armës kallashnikov me të cilën kreu vrasjen, Kliti Lekës i është gjetur në makinën e tij edhe një pistoletë e cila është sekuestruar gjithashtu. Mbrëmjen e djeshme atuori është parë gjatë mbrëmjes në Himarë.

Motivi i vrasjes mendohet se është një konflikt për pronën dhe se Goro i kishte autorit 70 mijë euro borxh.

“Goro po ndërton në tokën time. Më gënjeu.” kanë qenë fjalët e autorit, i cili ka pranuar edhe krimin e rëndë.

Dyshohet se ky ka qenë konflikti mes tyre, që e ka shtyrë 53-vjecarin të qëllojë me armë biznesmenin.

Autori e ka pranuar krimin në deklarimin e parë te policia, si dhe është shprehur i penduar për ngjarjen. Vijon hetimi për të dokumentuar dhe zbardhur më tej krimin që tronditi Himarën.

Nga ngjarja e rëndë mbeti e plagosur edhe motra e biznesmenit Goro. Viktima është kushëriri i parë i kryetarit të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.

Njoftimi i policisë për arrestimin e autorit:

Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

(M.Q./Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *