Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Të realizohen sa më shpejt ndryshimet në Kodin Zgjedhor”, Meta mban anën e opozitës së Bashkuar: Nuk duhet refuzuar ekspertiza e ODIHR-it

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për zhvillimet e fundit në Këshillin Politik, ku duket se mban anën e opozitës së bashkuar dhe kërkon nga mazhoranca që të mos refuzojë ekspertizën e ODIHR-it. Në një postim në Facebook, Meta kujton se ka dekretuar 25 Prillin si datë zgjedhjesh, ndaj duhet të realizohen sa më shpejt ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.

Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”, shkroi Meta.

Reagimi i Presidentit erdhi pasi Opozita e Bashkuar i dërgoi email përfaqësuesit të mazhorancës Damian Gjiknuri duke i kërkuar që Këshilli Politik të mblidhet nesër në orën 10:00 pasi do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Nuk ka ende një përgjigje nga Damian Gjiknuri.

Kujtojmë se dje u mblodh Këshilli Politik por palët nuk arritën të gjejnë marrëveshjen për implementimin e ndryshimeve kushtetuese për Kodin Zgjedhor. Opozita e Bashkuar kërkonte të merrte ekspertizën e OSBE-ODIHR-it, ndërsa Gjiknuri vuri kusht që procesi të përfundojë brenda 30 Shtatorit dhe theksoi se tek OHIHR duhet të shkojnë me drafte, jo për të kërkuar opinione për sistemin zgjedhor.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *