U mbajt sot në Durrës ceremonia zyrtare e çeljes së stërvitjes më të madhe ushtarake që bëhet në kuadër të NATO-së ”Defender Europe 2021″, ku ishin të pranishëm krerët më të lartë të shtetit, si dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Edhe pse në foton zyrtare, të gjithë shihen të qeshur, në fakt përplasjet politike, dhe iniciativa e socialistëve për shkarkimin e Metës, duket se u reflektuan dhe në këtë ceremoni.
ERTV e Ramës, menjëherë ndërpreu transmetimin, sapo fjalën e mori presidenti i vendit Ilir Meta, duke e treguar qartë se për ta presidenti de fakto është ”i shkarkuar”.
Edhe pse nga regjia e ERTV-së u transmetuan fjalët e të gjithë të pranishmëve, kjo nuk vlejti për presidentin e vendit, të zgjedhur nga votat e të gjithë deputetëve të PS-së.
Ftohja e të pranishmëve, u duk dhe në qëndrimin e Metës me Kim, pas akuzave të presidentit se ambasadorja po mbante anën e Ramës në muajin e fushatës, dje që e kishte kërcënuar në mesazhe telefonike.
(E.K/Faxweb.al)