Një 31-vjeçar i dentifikuar si Eugert Shqalshi ka ndërruar jetë këtë të hënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trupi i të riut është gjetur i pajetë në hotelin ku ai punonte, ndërkohë që ende mbeten mister shkaqet e vdekjes së tij. Pritet që autopsia të zbulojë mbi atë çfarë e shkaktoi ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme për 31-vjeçarin. Eugerti është djali i vëllait të ish-deputetit demokrat, Agustin Shqalshi.
Ky lajm i rëndë ka shokuar të afërmit e 31-vjeçarit, të cilët në rrjete sociale kanë shprehur hidhërimin e madh për ndarjen parakohe nga jeta të të riut. Sipas tyre, Shqalshi ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve të mitur, të cilët duhet të përballojnë trishtimin për këtë tragjedi të ndodhur.
Postimi i plotë: Ndahet nga jeta EUGERTI 31 vjeçar, djali i mikut tone te mire Gjergj Shqalshi ne Amerike!….
(Nje humbje tragjike per mirditasin e perkryer e punetor te jashtezakonshem Gjergj Shqalshi, ndarja e befte nga jeta e djalit te tij 31 vjeçar, Eugertit.
Ne muajin korrik djali i tij i madh Eugerti mbushi 31 vjec, ndersa i ati Gjergji i pat bere kete dedikim:
31 vite me pare, ti EUGERTI, erdhe ne jete duke mbushur zemrat tona plot me gezim. Ishte nje gezim i papershkruar me emocione te veçanta pasi me lindjen tende ne u beme prinder. Tani ti ke engjellin tend qe te mbush jeten tende. Ne kete pervjetor ne te urojme gjithe te mirat e mundshme qe egzistojne bashke me familjen tende. U befsh sa te dashte zemra jote!…”
E nderkaq atij dhe familjes, bashkeshortes dhe dy femijeve te tjere, vella e moter, u duhet te perballojne humbjen e trishte te Eugertit.
Familja Shqalshi jeton prej vitesh ne Florida te Amerikes dhe gezonte respekt e reputacion te shkelqyer ne komunitetin shqiptar atje dhe te tjere.
Pushofsh ne paqe Eugert, Zoti qofte me ju familja Shqalshi ne perballimin e kesaj fatkeqesie te rende!)
“Te pushofte shpirti ne paqe Eugert Shqalshi”,- shkruan një e afërme tjetër.