Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Të përgatiten sepse do të japin llogari”, Ardi Veliu për masat Anti-KÇK: Jemi gati për të luftuar krimin, do të ndiqen edhe familjarët

Drejtori i Policisë së Shteti Ardi Veliu në një deklaratë për mediat nga reparti RENEA ku është trajnuar Njësia OPERACIONI FORCA E LIGJIT, për të prezantuar Ligjin Special të miratuar dy ditë më parë, për masat pasurore ndaj personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, u shpreh se asgjë nuk do ti ndalë ndaj kësaj lufte.

Veliu u shpreh se këto persona duhet të provojnë që banesat, tokat, llogarit bankare duhet të kenë burim të ligjshëm, dhe se do të kenë barrën e provës për të justifikuar pasurinë e tyre.

Po ashtu edhe familjet e tyre do të hetohen.

“Lufta nuk mund të zhvillohet e vetme pa bashkëpunim. Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë forcojnë këtë luftë dhe na bëjën më të vendosur për të parashikuar fundin e saj. Ai lidhet me gjurimin e personave të dënuar për krim të organizuar dhe masat pasurore ndaj tyre.

Në policinë e shtetit është vijuar me njësia e përshtateshme për operacionin Forca e Ligjit. Është histori e njohur që persona të implikuar me krimin për shkak të sistemit problematiktë drejtësisë nuk janë dënuar.

Këto persona duhet të provojnë që banesat, tokat, llogarit bankare duhet të kenë burim të ligjshëm. Ato do të kenë barrën e provës për të justifikuar pasurinë e tyre. Rrethi është zgjedhuara edhe në familjarët e tyre. Të përgatiten se do të japin llogari për ligjin për çdo qindarkë të gjitha këto para do të shkonë për të mira publike dhe për mirëqnien e qytetarëve. Shteti është vendosur për tu përballur me luftën ndaj tyre me çdo lloj çmimi.

Shpreh bindjen se kjo nismë ligjore do të godasë krimin e organizuar, duke ua bërë të parehatshëm atdheun tonë shkelësve të ligjit.”- u shpreh Veliu.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *