AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Të pavarur financiarisht, ja sa para do iu duhen Harryt dhe Meghanit për të jetuar një jetë luksoze

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të tërhiqen nga postet e tyre mbretërore. Ato duan të ndërtojnë një jetë të re, ku të jenë të pavarur financiarisht. Lajmin e bëri të ditur vetë dyshja me anë të postimeve në rrjete sociale.

 

Burimi i pasurisë së monarkisë britanike janë tokat e trashëguara dhe investimet. Taksapaguesit britanikë po ashtu e mbështesin familjen mbretërore përmes një ‘granti sovran’. Ky grant i ndalon ato të fitojnë të ardhura si profesionistë. Duke zgjedhur pavarësinë financiare, Harry dhe Meghan nuk do të marrin më para nga granti sovran dhe do të jenë të lirë të punojnë e të paguhen si profesionistë.

Pasuria e Harryt dhe Meghan-it shkon deri në $30 milion. Meghan vlerësohet të ketë 5 milion dollarë nga karriera e saj e aktrimit, ndërsa princi raportohet të ketë së paku 25 milion dollarë, nga një trashëgimi nga Princesha Diana dhe një shtesë vjetore nga Princi Charles.

Kaq para do të duheshin për të ruajtur stilin e jetësës së tyre të pasur, bazuar kryesisht në milionat që kanë shpenzuar vetëm vitin e kaluar.

Burimi: “Business Insider”

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *