AktualitetFlashMotiTe FunditTe Gjitha

Të nxehtit përvëlues i vjen fundi, ja kur do të ndryshojnë temperaturat

Kontinenti Europian ne pjesen më te madhe do te perfshihet nga vranësira dhe shirat, here pas here te shoqeruar me stuhi ere. Me te dendura shirat do te paraqiten ne Gadishullin e Ballkanit si edhe Europen verilindore. Ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta mbizoterojne Europen Qendrore dhe gadishullin Iberik.

Sipas MeteoAlb ditën e nesërme në vendin tonë moti paraqitet në ndikimin e kthjellimeve në të gjithë territorin, përjashtuar zonat malore ku do të ketë vranesira te lehta. Por gjate pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu ne pjesen me te madhe te territorit. Edhe nata mbetet në të njëjtat kushte te paqendrueshme atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të ulen 2 gradë në mëngje dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 36 °C.
Era do fryjë mesatre në tokë por e fort në det me shpejtesi 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *