Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Të njohur e të panjohur u përlotën për këtë ikje të beftë”, familja Hysenbelliu shpreh falenderimet për mesazhet ngushëlluese: Kaso nuk ishte vetëm ‘yni’

Familja Hysenbelli falenderon të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë, dashamirësit, familjen e madhe të FaxNews që na u gjendët  pranë në këtë ditë shumë të vështirë të humbjes së njeriut tonë, djalit, babait, bashkëshortit, vëllait tonë të shtrenjtë Kasem Hysenbelli.

Janë me mijëra mesazhe, ngushëllime, vlerësime për ikjen e parakohshme të Kasemit. Na qëndruat pranë, na e bëtë më të lehtë dhimbjen. Sot e kuptuam më shumë se kushdo tjetër se Kaso sic e thërrisnim të gjithë nuk ishte vetëm “Yni”, ishte i të gjithëve, të njohur e të panjohur u përlotën për këtë ikje të beftë.

Ne shprehim besimin se ëndrra e madhe e njeriut tonë të dashur do vazhdojë,ashtu sic ai dëshironte. Familja jonë do jetë mbështetje e pakufishme në këtë mision të lirisë për të cilën Kasemi investoi gjithë energjitë e tij.

Ju faleminderit të gjithëve.

Familja Hysenbelli

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.