Nuk kishte mënyrë më të mirë për t’i thënë lamtumirë Juventusit sesa duke ngritur Kupën e Italisë. Portieri Gigi Buffon ndihet i plotësuar pas suksesit në finale kundër Atalantës.
Në karrierën e tij ai ka fituar në total 26 trofe ku 22 prej tyre janë me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.
Me Kupën e Italisë të fituar dje, ai arrin rekordin e Paolo Maldinit si futbollisti italian me më shumë trofe të fituar. Ai ka zgjedhur një eksperiencë të re, por vendimi ende nuk është marrë.
Buffon mund të vendosë që t’i varë këpucët në gozhdë, por ndihet ende në formë për të tjera sfida në fushë. Dhe ofertat për të nuk kanë munguar.
Më interesantja është ajo e trajnerit Jose Mourinho, i cili e do të Roma. Nëse do të thoshte “po”, atëherë Buffon do të luante në sozinë e tij të 26 si profesionist.
43-vjeçari po e mendon mirë. Kohë ka ende. Por një opsion është që ai ta mbyllë me futbollin e luajtur dhe të marrë rolin e menaxherit të ekipit të Italisë. Kështu për të do të nisë një eksperiencë e re në krah të trajnerit Roberto Mancini.
Por 43-vjeçari ka një endërr të çmendur. Ai dëshiron një vend në botërorin e 2022-it. Por e bën të qartë se shkon me të kaltrit nëse e meriton.
Nëse kjo do të realizohej, Buffon do të bëhej futbollisti i parë që luan në 6 kampionate botërore, pasi mungoi në 2018-n.
(E.H/Faxweb.al)