Në qytetin e Elbasanit lëviozjet në këtë pjesë të parë të ditës janë të shpeshta ndërsa bie në sy prezenca e madhe e të moshuarve që kanë dalë nga banesat e tyre.
Njëri prej tyre i tha gazetares së Fax News, Entela Duka se ka dalë për ajrosje ndërsa një tjetër për të bërë pazere, dhe kur ky i fundit pyetet nëse ka frikë nga pandemia, ai qesh dhe pyet se cila sëmundje.
Qyteteri: Nuk kam njeri fare në shtëpi, jam vetëm fare, do marr ndonjë zarzavate ndjonjë pras ndonjë gjë.
Nuk ua sjellë bashkia?
Qytetari: Çfarë bashkie, e siguroj vetë. Paraja ime, leku im. As hiç farë nuk kanë ardhur tek mua
Nuk keni frikë ndonjë sëmundje?
Qytetari: Çfarë sëmundje, do të më kapë sëmundje?!
Pensionin e keni marrë?
Qytetari: Jo, akoma se kemi marrë nesër do fillojë, i pari iku mbaroi se e mora të parin unë
(F.GJ/FAXWEB.AL)