Drejtori i fushatës së PD, Alfred Rushaj ka reaguar ditën e sotme në lidhje me grevën e kontrollorëve të Albkontroll dhe mos gjetjen e një zgjidhje për ta nga Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.
Rushaj kritikoi Ministrën që fajëson punëtorëet dhe opozitën për grevën të Aeroporti, duke shtuar se fryma e Kryeministrit Rama është e tillë që gjithmonë të fajësojë të tjerët për dështimet e tij.
Prej ditës së djeshme 60 kontrollorë të Albkontroll kanë hyrë në grevë për shkak të 5 pushimeve të papritura nga puna. Ata pretendojnë se rroga e tyre është reduktuar në 70%, ndërkohë ata kanë 5 kërkesa në mënyrë që të lënë grevën. Ditën e sotme, Ministrja Balluku u takua me ta dhe nuk arritën marrëveshje. Ministrja dhe Kryeministri Rama fajësojnë opozitën për këtë grevë. Konkretisht, Balluku sulmoi ditën e sotme ish0Kryeministrin Berisha si fajtor për pezullimin e punës së kontrollorëvë, ndërsa, Rama kritikoi ashpër Metën si nxitës i ksaj proteste.
Reagimi i plotë:
Ministrja na shpjegoi se për grevën në aeroport duhen fajësuar punëtorët dhe opozita.
Ministrja që ishte 8 vite përgjegjëse për punëtorët, tani po na akuzon ne për një grevë.
Ky është një mashtrim elektoral i Ramës për qytetarët shqiptarë.
Kjo është fryma konstante e qeverisë Rama: të gjithë janë fajtorë, përveç Ramës vetë dhe qeverisë së tij të dështuar.
Kur paga minimale në Shqipëri është më e ulëta në Europë – arsyeja është pandemia.
Kur ai nuk mban dot asnjë premtim – arsyeja është tërmeti.
Kur Shqipëria është në mesin e vendeve me vdekjet më të larta në Europë dhe spitalet po kolapsojnë – arsyeja është se qytetarët nuk janë mjaftueshëm të kujdesshëm dhe të mbrojtur.
Kur Shqipëria gjobitet me një shumë astronomike prej 110 milion euro – arsyeja është pronari i televizionit dhe vetë kanali televiziv.
Kur papunësia arrin kulmin e qindra mijëra të papunëve, Rama shpjegon se kjo vjen për shkakun tonë, vetë qytetarëve shqiptarë që nuk duan të punojnë.
Por qytetarët shqiptarë e dinë tashmë … është Rama dhe qeveria e tij e dështuar, vetëm ata janë përgjegjës për të gjitha dështimet. Vetëm ata janë përgjegjës për faktin që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për 8 vite.
Dështimi i Shqipërisë është dështim i Ramës.
Shqipëria duhet të ndryshojë, Shqipëria duhet të nisë të shpresojë sërish.
25 prilli i jep fund justifikimeve të dobëta të Ramës.
Shqipëria meriton një qeveri dhe një kryeministër që merr përgjegjësi për rezultatet dhe punon për Shqipërinë.
(E/H/Faxweb.al)