Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Të më ndjejnë kolegët e partisë së punës”, plas sherri në Komisionin e Ligjeve, Manja i kujton etikën Gjonit

Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve po diskutohet lidhur me emrat e propozuar nga Kuvendi për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Një prej kandidateve ka qenë dhe Arta Vorpsi, e cila tha se ka 23 vite eksperiencë si eksperte e të drejtes kushtetuese.

Mirëpo në një moment kur deputeti Ralf Gjoni e ka pyetur atë për pikët që ka marrë në konkurs, kolegët e tij të mazhorancës e kanë cilësuar pyetjen e tij të pavend, pasi ajo e ka kaluar fazën e parë të përzgjedhjes.

“Të më ndjejnë kolegët e partisë së punës”, u shpreh Gjoni, ndërsa priti përgjigjen e Vorpsit, e cila tha se kishte marrë 3 pikë më pak se normalja në testet që bëhen për kandidatët.

Duket se termi i partisë së punës ka nxehur kryesuesin e Komisionit Ulsi Manja, i cili kërkoi që në mbledhje të respektohej Kodi Etik i miratuar nga Kuvendi.

“Tërheq vëmendjen e zotit Gjoni për respektimin e Kodit të Etikës, që është miratuar me konsensus”, u shpreh Manja, ndërsa vijon seanca me pyetje përgjigje për kandidatët e tjerë për GJ.Kushtetuese.

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close