Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Të mbytí virusi moj nëne”, hájduti ‘i sjellshëm’ përdor përkujdesjen si marifet për ti vjèdhur varësen floriri nga qafa të moshuarës

Një e moshuar në Tiranë ka rënë pre e “përkujdesjes” së tepërt. Teksa po dilte nga shtëpia e vajzës ku po kujdesej për mbesën ajo u ndesh me 44-vjeçarin me iniciale L.S. i dënuar më parë i cili i ka hedhur duart në sup.
“Të mbytí virusi moj nëne”, i ka thënë ai.

Sapo gruaja me inicialet E. Q ka kthyer kokën, i panjohuri i ka këputur varësen e floririt duke u larguar me vrap.
“Bashkëshorti po ecte pak metra më përpara, po ktheheshim nga shtëpia e vajzës ku mbajmë mbesën dhe po shkonim në shtëpinë tonë. Ai djali u afrua dhe më tha të mbyti virusi moj nëne. Me pas më vendosi duart në fyt dhe me dorën tjetër shkuli varësen”, tregon e moshuara.

Pasi gruaja ka bërtitur i shoqi e ka pyetur çfarë ke? Pas hájdutit kanë vrapuar i moshuari dhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve taksist. Kur në vendngjarje mbërriti një patrullë pòlicie, hájduti ju lut “më lëshoni e bëra për bukën e gojës”.

44-vjeçari rezulton nga këqyrjet në sistemin TIMS të ketë sulmuar edhe në vitin 2011 një tjetër grua duke i rrëmbyer varësen, kurse më herët ka qenë problematik për dhùnë në familje./abcnews.al

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *