Mjeku Ilir Allkja ka reaguar pas largimit nga puna të mjekut Sinan Manjani, i nisur nga qëndrimet e tij politike dhe kritikat e bëra kundrejt qeverisë në lidhje me menxhimin dhe politikat në shëndetësi.
Lajmin e ka bërë me dije vetë mjeku Manjani i cili ka shkruar në facebookun e tij: “Te dashur miq dhe të afërm kolegë dhe të nderuar pacientë, pas 27-vitesh punë më pushojnë nga puna për bindje politike”
I ftuar në Fax News për të folur mbi shkarkimin e mjekut ne fjale, Allkja ka thënë se qeveria e ka shkarkuar Sinan Manjanin vetëm përse ai nuk pranon të veshë kostumin e Rilindjes.
Sipas Allkjes, qeveria ka flakur në rrugë shumë punonjës të administratës dhe shumë infermierë dhe i përdorin paratë e qytetarëve dhe të punonjëve për të bërë fushatat elektorale. Po ashtu Ilir Allkja ka thënë se ky nuk është rasti i vetëm pasi janë tre mjekë sipas tij që janë shkarkuar nga detyra për shkak të bindjeve të tyre politike.
“Nuk është i vetmi mjek, janë pushuar edhe tre mjekë të tjerë pas meje”, ka thënë Allkja.
Ai e ka konsideruar shkarkimin e vazhdueshëm të mjekëve “gjueti shtrigash” dhe se kolegu i shkarkuar ka qënë një njeri korrekt në punë.
“E gjithë kjo është një gjueti shtrigash , unë kolegun në fjalë e njoh, është njeri shumë korrekt në punë, komuniteti e do shumë aty, po ashtu edhe pacientët pasi ka dy dekada që shërben në atë qendër shëndetësore dhe të flakësh një mjek më rrugë, të lësh komnitetin pa shërbim mjekësor , thjesht sepse ky mjek nuk pranon të veshë kostumin e rilindjes për mua është krim. Këta një ditë duhet të përgjigjen për këto marrëzi që po bëjnë.”
Ndër të tjera mjeku Ilir Allkja ka folur edhe në lidhje më vaksinat dhe më efikasitetin e tyre, ku i pyetur nga gazetarja e Fax News nëse është vaksinuar, pyetje të cilës mjeku i është përgjigjur me jo dhe më pas ka thënë se do pranonte të vaksinohej vetëm nëse do të merrte vaksinën ruse, pasi eshtë vaksinë me efikasitet më të lartë.